E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juve e Napoli kënaqen me një pikë, supersfida në Torino mbyllet pa gola, barazimi i tretë radhazi për bardhezinjtë

Luftë e fortë sportive për vetëm një barazim pa gola.

Supersfida e parë e javës së pestë të kampionatit italian mes Juventusit dhe Napolit nuk nxori fitues.

Në Torino ishte një betejë e vërtetë, skuadra shumë të disiplinuara dhe të kujdesshme me shumë për të mos humbur sesa për të guxuar për tre pikët.

Në pjesën e parë tentativat më të rrezikshme i pati Napoli me anë të Mek Tominei dhe Politano në çastet e fundit, por Di Gregorio ndali gjithçka.

Nisja e pjesës së dytë ishte më e mirë për miqtë të cilët madje patën një rast  flagrant sërish me anë të Politanos.

Juventusi që largoi Vlahoviçin, nisi të reagojë pas mesit të pjesës së dytë.

Mirëpo edhe mundësitë që patën Kopmeiners dhe Kenan Illdiz nuk u shfrytëzuan si duhet.

Në fund të dyja skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Napoli ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 10 pikë, një më shumë sesa Juventus.

Bardhezinjtë marrin barazimin e tretë radhazi pa gola në kampionat, duke dëshmuar sidoqoftë disa probleme në finalizim në Serie A.

Dueli i madh i Torinos u transmetua në Tring./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›