E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus-Vlahoviç, 7 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës

Akordi është afër. Sulmuesi është gati të thotë “Po”, ndërsa firmat e Yildiz dhe trajnerit Spalletti janë një asist për serbin.

Duhsan Vlahoviç është bashkuar me grupin te Juventusi, por nuk do të luajë as nesër në Udine. Ai u operua në Londër më 4 dhjetor dhe nuk është ndjerë kurrë i braktisur nga Juventusi, prandaj dhe tani është i predispozuar për rinovimin e kontratës që i skadon në qershor.

Barcelona dhe Bajerni nga jashtë Italisë, por edhe Milani, e kanë pasur në fokus qendërsulmuesin serb, por duket se interesat e tij kryqëzohen me ato të Juventusit. Duke qëndruar trajneri Luciano Spalletti, të paktën edhe për një vit, Vlahoviç ka vendin e tij të rëndësishëm në projektin bardhezi.

Lëvizjet e para janë bërë, duke prekur edhe aspektin ekonomik. Juventusi është gati të ofrojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, 7 bashkë me bonuset, duke e çuar në të njëjtin nivel me yllin turk Kenan Yildiz.

Për kohëzgjatjen e kontratës së re, gjithçka është e hapur, me një ose dy vite. Që klima ka ndryshuar e tregon edhe fakti se babai i lojtarit ka qenë pranë tij. Nuk është vetëm çështje familjare, sepse babai merr gjithmonë pjesë te takimet për të ardhmen e djalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›