E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juventus, Zhegrova grumbullohet për sfidën kundër Realit të Madridit

Juventusi luan kundër Real Madridit në Champions League të mërkurën, më 22 tetor. Është një ndeshje delikate, veçanërisht për trajnerin Igor Tudor, i cili është nën vëzhgim pas humbjes në Como.

Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin, që rikuperon Mirettin dhe Zhegrovën, të dy të grumbulluar për udhëtimin në Madrid: kosovari është rikuperuar nga një tërheqje muskulore në ijë.

Sulmuesi kosovar ka munguar në 2 ndeshjet e fundit të Juventusit për shkak të një dëmtimi, por tashmë është rikthyer në dispozicion të trajnerit dhe mund të luajë disa minuta në supersfidën kundër Realit në Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›