E Premte, 6 Nëntor 2026

Juventus feston në Holandë, 3 pikë në Europa League (VIDEO)

Juventusi largohet me kokën lart nga Holanda, duke marrë një fitore 0-2 përballë AZ Alkmaar në Europa League.

Skuadra bardhezi gjeti golin e avantazhit falë Teun Koopmeiners, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha drejtimin e duhur ndeshjes.

Ndërkohë, më pas ishte Randal Kolo Muani që realizoi golin e dytë, duke mbyllur llogaritë dhe duke i dhënë goditjen finale vendasve.  Goli i Meerdink shërbeu për statistikë.

Një mbrëmje pozitive për bardhezinjtë, që konfirmojnë forcën e tyre në Europa League.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›