E Martë, 3 Nëntor 2026

KANADA – Trump nuk do ta nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-s mbi Iranin dhe Izraelin

KANANASKIS (Kanada), 16 qershor /ATSH/ – Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, e cila ishte hartuar nga udhëheqësit e G7 në Kanada, sipas një personi të njohur me çështjen, sipas CNN.

Draftdeklarata, e cila ishte udhëhequr nga zyrtarët evropianë në samit, tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore.

“Nën udhëheqjen e fortë të presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në udhëheqjen e përpjekjeve për të rivendosur paqen në të gjithë botën. Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Irani të mos mund të pajiset me armë bërthamore”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me planet e Trump kur bëhej fjalë për deklaratën e përbashkët.

Vendimi i Trump për të mos e nënshkruar deklaratën krijon një përçarje të menjëhershme me homologët e tij para se samiti të fillojë në malet shkëmbore kanadeze./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›