E Martë, 3 Nëntor 2026

KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim në Peqin e Gramsh: Vetëm verifikim!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të rinumëruar votat në Peqin dhe Gramsh, respektivisht KZAZ-të 45 dhe 52.

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar pas ankimimit të bërë nga PD-ja, KAS vendosi që të pranojë hapjen e kutive për të bërë verifikim të materialeve zgjedhore, por jo rinumërim.

Kreu i KAS, Ilir Rusmajli kërkoi që procesi i verifikimit të materialeve zgjedhore për Peqinin dhe Gramshit të zhvillohet ditën e hënë.

Në Peqin, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj morën 22.52% të votave, ndërsa në Gramsh 21.23%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›