E Martë, 3 Nëntor 2026

KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Fier

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot me shumicë votash që të rrëzojë kërkesat si të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me hapjen e kutive të 3 qendrave të votimit në Fier 3020/00, 3134/00, 2903/00  si dhe kërkesën e Nismës Shqipëria bëhet për hapjen e të gjithë kutive në qarkun Fier si kërkesa ta pambështetura në ligj dhe prova.

Pas përfundimit të mbledhjes anëtari i KAS-it, Elvin Lako tha se “duke shfrytëzuar kërkesat e pikës 3 të nenit 136 të Kodit Zgjedhor me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho i kërkohet administratës që të hapen të gjithë kutitë e votimit të qarkut Fier për subjektet zgjedhore edhe kandidatët për votimin brenda vendit”.

Lako iu drejtua administratës së KAS që të marrin masat që me përfundimin e numërimit të votave të qarkut Tiranë të vazhdohet me qarkun e Fierit.

“Seancën e radhës dhe orën do ta lëmë në varësi të përgatitjeve që do administrata për të organizuar këtë proces”, u shpreh Lako.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›