“KASA për FËMIJ˔ në SIGAL, Ponari: produkti ideal për prindërit e rinj

“Kasa për fëmijë” është një produkt i kombinuar sigurimi dhe kursimi që ofrohet nga SIGAL LIFE, i cili synon të ndihmojë familjet të sigurojnë të ardhmen financiare të fëmijëve.
Duke paguar një prim çdo 6 muaj ose çdo vit për një periudhë 10 deri në 18 vjet, në përfundim të periudhës fëmija përfiton një shumë të garantuar që përfshin totalin e kursimeve dhe interesin e investimit.
Ndërkohë, në rast se njëri prej prindërve humb jetën gjatë kësaj periudhe, sigurimi garanton që fëmija të marrë menjëherë shumën e parashikuar, të plotë.
Për më tepër CEO i Sigal Insurance Group, z. Avni Ponari, na sqaron:
“nëse dikush kërkon që femija i tij, i sapolindur, kur të bëhet 20 vjeç, të ketë një shumë 100 mijeë euro, atëhere, kjo është e mundur dhe është e mundur te SIGAL sigurimi i jetes, pra, ti paguan çdo vit një vlerë të caktuar për të patur 100 mijë euro fëmija, atëherë do të paguash në vit 5 mijë deri në 6 mijë euro…dhe ke të siguruar edhe jetën ti si mbrojtes dhe garantues i kësaj pagese. Dhe në rast se diçka ndodh gjate kësaj kohe, fëmija ka te garantuar shumën e përcaktuar, në vlerën e caktuar edhe në rast se ti ke paguar vetëm një këst vitin e parë.”
Për një familje me të ardhura mesatare, nëse secili prind depoziton 6,250 Lekë në muaj, ata mund të kursejnë bashkë 150,000 Lekë në vit. Me këtë prim, fëmija do të ketë 3.34 milionë Lekë në moshën 18-vjeçare. Përmes produktit “Kasa për Fëmijë”, në rast se gjatë këtyre 18 viteve njëri nga prindërit humb jetën, fëmija merr menjëherë shumën e plotë prej 3.34 milionë Lekësh si sigurim jetësor, duke garantuar mbrojtje financiare të menjëhershme.
SIGAL paguan 43.3% të dëmeve në sigurimet e jetës, duke qenë paguesi kryesor i dëmeve, sipas raportit zyrtar të AMF për vitin 2025.
Në këtë mënyrë, “Kasa për Fëmijë” nga SIGAL LIFE ofron një zgjidhje të sigurt për prindërit që duan të planifikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.