E Diel, 1 Nëntor 2026

KDNJ e Presheves proaksionit te Vetevendosjes

TIRANE- Keshilli per te Drejtat e Njeriut mbeshtet fuqishem iniciativen e Levizjes Vetevendosja te 14 janarit 2012 per zbatimin e vendimit per reciprocitet te plote politik ekonomik e tregtar ndaj Serbise.

Kryetari i ketij Keshilli Belgzim Kamberi thote se se aksioni i 14 janarit eshte demokratik dhe pergjigje ndaj diskriminimit qe po u behet shqiptareve te Presheves Bujanocit dhe Medvegjes dhe fton qytetaert te jene pjese e ketij aksioni.

Ne kohen kur Qeveria e Republikes se Serbise thellon cdo dite e me teper diskriminimin dhe margjinalizimin e Presheves Bujanocit dhe Medvegjes e kur Qeveria e Republikes se Kosoves i izoloj se fundi edhe me shume komunat perkatese nepermes vendosjes se tarifave per policat kufitare te sigurimit KDNJ fton qytetaret e Presheves Bujanocit dhe Medvegjes qe ti pergjigjen iniciatives paqesore dhe demokratike se 14 janarit 2012 per ta jetesuar reciprocitetin e plote midis Kosoves dhe Serbise ne perputhje me interesat e qytetareve te Presheves Bujanocit dhe Medvegjes reciprocitet qe reflektoj serish i paqene me moslejimin e vizites se Ministrit te Diaspores z.Ibrahim Makolli me 12 janar 2012 nga ana e autoriteteve serbe. - thuhet ne njoftimin per shtyp te ketij Keshilli.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›