E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE rekomandon qe Shqiperise ti jepet statusi i vendit kandidat

Komisioni Europian rekomandon t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kështu, u shpreh Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle gjatë prezantimit para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian raportin e progresit për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
“Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm konkretisht lidhur me marrëveshjen e forcave politike për procesin e integrimit europian si dhe në një numër të konsiderueshëm fushash lidhur me prioritetet kyçe të opinionit  të Komisionit Europian për Shqipërinë. Duke u bazuar në këtë progres, komisioni i rekomandon që Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian duhet t’i japi Shqipërisë statusin e kandidatit, duke pritur që ligjet e reformës administrative dhe gjyqësore dhe asaj parlamentare të plotësohen. Komisioni Europian do të hartojë një raport në adresë të Këshillit të Ministrave kur progresi në fjalë të realizohet”, vuri në dukje Fyle. 
Ndërkohë, Fyle bëri me dije se politikat e zgjerimit vijojnë pavarësisht sfidave të Bashkimit Europian. Por zbatimi ligjit do të jetë prioritet për të gjitha vendet.
“Integrimi politik dhe ekonomik duhet të merret parasysh për zgjerimin e Bashkimit Europian. Jemi të gatshëm të ndihmojnë vendet e Ballkanit. Kemi identifikuar prioritet për të gjitha vendet e Ballkanit. Vendet që duan të jenë pjesë e BE-së duhet të plotësojnë kriteret. Theksoj se çështjet ekonomike, sfidë për zgjerimin e Bashkimit Europian”, nënvizoi Fyle. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›