E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – 400 sulme ruse mbi Zaporizhia në 24 orët e fundit

KIEV, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse nisën gati 400 sulme dje në rajonin e Zaporizhzhisë, ku po punohet pa pushim për të rivendosur energjinë elektrike.

Ndërkohë, Odessa pësoi një ndërprerje të energjisë elektrike, e cila u vu në shënjestër nga dronët rusë gjatë natës.

Më 30 gusht, forcat ruse kryen 391 sulme në 16 vendbanime në rajonin e Zaporizhzhisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur 37 të tjerë.

Sipas autoriteteve 286 dronë të llojeve të ndryshme (kryesisht FPV) sulmuan Zaporizhzhia, Chervonodniprovka, Plavni, Huliaipole, Orikhiv, Shcherbaky, Novodanylivka, Vasynivka, Mala Tokmachka, Charivne, Preobrazhenka, Novopavlivka dhe Dolynka. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›