KIEV – Ukraina shkatëron një fabrikë ushtarake ruse 1 000 km larg kufirit të saj

KIEV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Mbrëmë të paktën dy dronë ukrainas goditën dhe shkatërruan një fabrikë që prodhonte sisteme precize navigimi, të përdorura nga rusët për të drejtuar dronët kamikazë Shahed.
Fabrika e goditur, Progress, ndodhet më shumë se një mijë kilometra larg kufirit ukrainas në vijë ajrore, në qytetin Cheboksary, në republikën ruse të Çuvashisë, në brigjet e Vollgës.
Një zjarr i madh thuhet se shpërtheu në fabrikën e goditur. /os/