E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV - Zelensky: 18 viktima, pasi Rusia bombardoi një pikë shpërndarjeje ndihmash - ATSH -

KIEV, 2 nëntor /ATSH-DPA-AFP/ – Të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm ajror rus mbi një shkollë ku shpërndaheshin ndihma humanitare, në rajonin Zaporizhia të Ukrainës, bën të ditur presidenti Volodymyr Zelensky.

“Që nga mëngjesi i sotëm, fshati është goditur vazhdimisht nga bombat. Sulmet kishin në shënjestër një shkollë që përdorej për qëllime humanitare – popullsia po merrte ndihmë atje”, shkroi ai në rrjetet sociale.

”Sulmet vdekjeprurëse në juglindje kanë shkatërruar çdo shpresë për përparim drejt paqes”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›