E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Gëzuar Pashkët, herët a vonë, jeta do na triumfojë

KIEV, 20 prill /ATSH-ANSA/ – E keqja mund të ketë orën e saj, por Zoti do të ketë ditën e tij. Ky është një nga kuptimet që përmban historia e Krishtit, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke shpresuar për një ditë të qetë Pashke.

Për vuajtjet e tij popullit të tij, për ringjalljen e Tij dhe për të vërtetën se herët a vonë, por në mënyrë të pashmangshme, e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të triumfojë”: kështu shkruan Zelensky.

“Kjo është ajo që ne kemi kërkuar për të gjitha këto 1152 ditë. Ne jemi të bashkuar në këtë. Çdo ditë, dhe veçanërisht sot, kur ukrainasit e të gjitha besimeve të krishtera festojnë Pashkët në të njëjtën datë. Së bashku. Le të luftojmë së bashku për Ukrainën. Dhe le të lutemi së bashku për Ukrainën”, vazhdoi kreu i shtetit.

“Le të përfundojë ora e së keqes. Le të vijë dita e jetës. Dita e paqes. Dita e Ukrainës. Dita që ka zgjatur me shekuj. Dhe ne do të mund të mblidhemi përsëri. Në një tryezë. Në një Pashkë paqeje. E gjithë kjo le të bëhet realitet. Zoti na ndihmoftë në këtë. Qoftë paqe. Le të jetë Ukraina. Krishti u ringjall! Ai me të vërtetë u ringjall!”, përfundon ai. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›