E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky drejtuar Von der Leyen: Forconi pozicionet tona për negociata

KIEV, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/- Zhvillova një bisedë shumë të përzemërt dhe pozitive me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Jam mirënjohës për gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas një bisede telefonike me shefen e KE-së.

“Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën për vitet 2026-2027, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë që Bashkimi Evropian e mbështet kaq shumë Ukrainën në një moment të rëndësishëm diplomatik. Negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht, të cilat mund ta ndryshojnë situatën në mënyrë dramatike, dhe është e rëndësishme që të ketë presionin e duhur mbi Rusinë për paqe – presion të përbashkët të të gjithë partnerëve”, tha Zelensky në një postim në media sociale.

“Diskutuam rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshmërisë së Ukrainës dhe forcimit të pozicioneve tona në tryezën e negociatave. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Gjithashtu ramë dakord për kontakte të mëtejshme në ditët në vijim. Edhe pse e gjithë bota mezi pret Krishtlindjet, ne nuk do të ndalemi së punuari asnjë ditë drejt qëllimit tonë të përbashkët: arritjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›