KIEV – Zelensky sugjeron takim SHBA-Ukrainë-Rusi në EBA

KIEV, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmendi sot një takim trepalësh të ardhshëm midis vendit të tij, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fillim të marsit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai tha se diskutimet në Gjenevë me amerikanët kishin pasur përparime.
“Pas takimeve të sotëm, përgatitjet për takimin e ardhshëm trepalësh janë tashmë më të avancuara. Me shumë mundësi, takimi i ardhshëm do të zhvillohet në EBA, konkretisht në Abu Dabi”, tha Zelensky.
“Ne presim që ky takim të zhvillohet në fillim të marsit”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm./ a.jor.