E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky urdhëron prodhimin e dronëve të rinj interceptues

KIEV, 5 korrik /ATSH-DPA/-  Ukraina ka dislokuar me sukses dronë interceptues kundër dronëve rusë – të mbushur me eksplozivë – që aktualisht sulmojnë kryeqytetin Kiev, sipas presidentit ukraiinas, Volodymyr Zelensky.

“Dhjetëra dronë sulmues “Shahed” janë rrëzuar me interceptorë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr në fjalimin e tij të përditshëm për luftën.

Ai dha udhëzime për të prodhuar më shumë dronë kundërsulmues pa pilot – dhe për të trajnuar pilotët e dronëve për dislokimin e tyre.

“Gjatë natës, ushtria ruse lëshoi më shumë se 539 dronë të llojeve të ndryshme duke shënjestruar disa objektiva në Ukrainë, kryesisht në Kiev”, sipas zyrtarëve ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase arritën të interceptonin pothuajse 90% të tyre – duke përdorur mjete të ndryshme. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ukraina ka luftuar për të sprapsur pushtimin rus për më shumë se tre vjet dhe po i nxit aleatët e saj perëndimorë – të ofrojnë furnizime të sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore për shkak të intensitetit të sulmeve ajrore. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›