KINEMA – Clint Eastwood dhe dilema e fansave: A do të bëjë ai një film tjetër?

NJU JORK, 2 qershor /ATSH/ – Legjenda e kinemasë botërore Clint Eastwood mendohet se nuk është është dorëzuar ose larguar nga pasioni i tij i madh për kinemanë, shkruan repubblica.it.
Clint Eastwood dukej i përjetshëm ose të paktën i pandalshëm, por sipas djalit të tij Kyle Eastwood, filmi “Juror No. 2” do të jetë filmi i tij i fundit.
Interpretimet e tij nisin nga western-et e Sergio Leones, të dashura për publikun botëror, deri te katër çmimet Oscar që nisën me “Unforgiven”, një karrierë që ka shënuar jo vetëm Hollywood-in, por gjithë botën e filmit.
“Clint Eastwood sapo mbushi 96 vjeç dhe, pavarësisht zërave sipas të cilëve mund të realizojë edhe një film tjetër, në këtë front mbizotëron kryesisht heshtja.
Shumë prisnin që ‘Juror No. 2’ — i dalë në vitin 2024 — të ishte filmi i tij e fundit; dhe ndoshta do të jetë, pavarësisht disa indikacioneve që sugjeronin dëshirën e tij për të drejtuar edhe një tjetër film”.
Vepra ishte paraqitur si “filmi përfundimtar” i Eastwood-it.
Tani ka dalë një intervistë më e fundit, e dhënë nga djali i tij, Kyle Eastwood, në të cilën ai pohon se babai i tij është në fakt është ”tërhequr nga puna”.
“Kam shumë kujtime të bukura të lidhura me punën që kam bërë me të. Tani ai është në pension; ka 95 vjeç. Kam pasur fatin të punoj pranë tij në kaq shumë filma. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme për mua”, shton ai.
Në pritje të një konfirmimi nga vetë Clint, i cili ndoshta nuk do të vijë kurrë, Amerika kujton edhe karrierën e tij politike, nga kryebashkiak i Carmel në Kaliforni, deri te mbështetja për Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale. /os/