KINEMA – Sorrentino: Sa nostalgji për politikanët e së kaluarës

ROME, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Sa nostalgji kam për politikanët e së kaluarës! Ata që e shihnin politikën si një lloj thirrjeje dhe jo si një mundësi, gjë që duket se është ndjenja mbizotëruese sot, deklaroi regjisori Paolo Sorrentino duke prezantuar filmin e tij të fundit, “La grazia”.
”Marrëdhënia ime me politikën? Është në një krizë të madhe, siç është rasti i shumë personave të brezit im”, thekson ai.
Paolo Sorrentino prezantoi filmin e tij të fundit, “La grazia”, së bashku me Toni Servillo, Anna Ferzetti dhe Miriam Mariglia, i cili do të dalë në kinema nga 15 janari.
Çfarë mendoni për suksesin e “Buen Camino” të Zalone?
“Jam i kënaqur me mënyrën se si jam; as nuk do të isha në gjendje ta përballoja një sukses kaq të madh”, shton ai.
.
Filmi paraqet një president imagjinar të Republikës, Mariano De Santis (Servillo, fitues i Coppa Volpi në Venecia ku filmi ishte në garë), një i ve, një katolik që jeton në Quirinale (presidencë) me vajzën e tij Dorotea (Ferzetti), një juriste si ai vetë.
Ai tani është në fund të mandatit të tij dhe duhet të vendosë për dy kërkesa delikate për falje, të dyja të lidhura me eutanazinë. Megjithatë, brenda zemrës së tij ka gjithmonë një dashuri të madhe për gruan e tij, e cila ndërroi jetë tetë vjet më parë, e shoqëruar me një dyshim që e përndjek.
Megjithatë, fituesi i çmimit Oscar, Sorrentino, është i prirur të theksojë se “filmi nuk është i frymëzuar nga presidenti aktual Sergio Mattarella”. /os/