KINEMA – Werner Herzog merr ”Luanin e artë” të Karrierës

VENECIA, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Regjisorit dhe skenaristi gjerman Werner Herzog iu dha statuja prestigjioze e ”Luanit të Artë të karrierës” gjatë ceremonisë së hapjes së Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia nga kolegu i tij amerikan Francis Ford Coppola i cili mbajti një fjalim në nder të tij në Sala Grande.
”Gjithmonë jam përpjekur të arrij një formë të thellë poetike. Mund të duket e çuditshme, por unë jam një ushtar i mirë i kinemasë, dhe për mua kjo do të thotë këmbëngulje, guxim dhe gjithashtu një ndjenjë detyre, dhe kjo është në fund të fundit ajo që më solli këtu. Faleminderit”, theksoi Herzog në fjalimin e tij.
Coppola, i cili i dorëzoi statujën theksoi nga ana e tij se ”ishte gati të hante këpucën e tij nëse do të kishte një tjetër regjizor si Herzog”.
“Ai shpiku kategori që ende nuk kanë një emër. Arti i tij mund të mbushë faqet e një enciklopedie”, theksoi Coppola.
Herzog, i përshëndetur nga një ovacion në këmbë nga publiku, madje derdhi disa lot ndërsa shikonte imazhet e filmave të tij të lëviznin nëpër ekranin e madh.
Werner Herzog, regjisor, skenarist, shkrimtar, aktor dhe regjisor dokumentarësh gjerman, ka qenë në qendër të skenës artistike ndërkombëtare për më shumë se gjashtëdhjetë vjet. /os/