E Martë, 3 Nëntor 2026

KMSH: Falja e Kurban Bajramit do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Ditën e premte me datë 6 qershor besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) njoftoi sot besimtarët se falja e namazit do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:15 minuta, ndërsa dha edhe detaje të tjera në lidhje me programin e faljes.

Fjala përshëndetëse e kryetarit të KMSH-së Bujar Spahiut do të mbahet më 05:55 minuta, ndërsa hutbeja do të mbahet nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, Elton Karaj në orën 06:20.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›