E Diel, 1 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Danimarka dërgon 850 trupa në Letoni nën rotacionin e NATO-s

KOPENHAGË, 17 qershor /ATSH-AA/ – Danimarka do të vendosë 850 trupa në Letoni këtë vjeshtë si pjesë e skemës së dislokimit me rotacion të NATO-s pasi mori mbështetjen nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit danez, njoftoi sot transmetuesi publik DR.

Dislokimi u miratua gjatë një takimi të komitetit ku morën pjesë ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen dhe ministri i Mbrojtjes Jeppe Bruus.

“Ne kemi marrë mbështetjen e komitetit për të vendosur batalionin danez në vjeshtë. Është e rëndësishme për ne që të marrim pjesë në përpjekjet parandaluese të drejtuara ndaj Rusisë”, u tha Bruus gazetarëve pas takimit.

Ai tha gjithashtu se komiteti ka miratuar vendosjen e një kontributi danez për pastrimin e minave. “Ne kemi marrë gjithashtu mbështetjen e komitetit për të dërguar një njësi daneze të pastrimit të minave. Ajo do të marrë pjesë në operacionet e pastrimit të minave”, tha Bruus.

Dislokimi i trupave është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të përforcuar krahun e saj lindor mes shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë të lidhura me Rusinë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›