E Hënë, 2 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ KPA la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të tetorit 2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

KPK e kishte gjetur prokurorin Kujtim Bashaj me bilanc negativ në pasurinë e tij, ndërsa ngriti dyshime mbi një seri huash dhe kredish të marra për të shlyer njëra-tjetrën. Bashaj kundërshtoi gjetjet dhe i cilësoi këto anomali.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›