E Hënë, 2 Nëntor 2026

KPA ndryshon vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani

Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut.

Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit.

“Subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur, bashkëshorti, janë bashkëpronarë në një pasuri të kombinuar, në banesë, njësi shërbimi me një sipërfaqe totale prej 634 metra katrorë. Nga kontrolli i vendimit të komisionit për këtë pasuri, në vlerësimin e trupit gjykues të Kolegjit, rezulton se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore të tilla që pamundësojnë kontrollin e ligjshmërisë së burimeve që kanë shërbyer për krijimin e saj”, thuhet në vendim.

Më 15 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin pas shqyrtimit të gjetjeve mbi pasurinë e vjehrrit dhe të ardhurat nga qiraja e kunatit por ky vendim ndryshua këtë të premte nga KPA.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›