E Martë, 3 Nëntor 2026

KQZ: Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër.

KQZ gjithashtu shton se, vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet: Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.

KQZ bën të ditur se ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës, Tiranë, Kukës dhe Shkodër.

1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›