E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ i përgjigjet PD për “diasporën”: Dërgimi i zarfeve në Greqi është bërë sipas të gjitha rregullave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimet E Partisë Demokratike se votat e diaspores në Greqi janë tjetërsuar.

Në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirë”, KQZ thotë se janë në proces kontrolli të gjitha firmat e zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë.

KQZ shprehet se DHL ka zbatuar protokollin e dorëzimit për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave dhe se disponon provën e dorëzimit për të gjitha dërgesat.

KQZ ka shpjeguar se DHL-së nuk i është dhënë leje për ta nënkontraktuar procesin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›