E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ përplaset me parlamentin, Kuvendi: “Paketa e maleve” dhe TVSH në bujqësi nuk ndikojnë në zgjedhje

Nisma ‘Paketa e maleve’ dhe projektligji për TVSH në sektorin e bujqësisë po hasin kundërshti mes dy institucioneve, atë të Kuvendit të Shqipërisë dhe KQZ-së.

Në një shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kuvendi ankimon vendimin e kryekomisionerit Celibashi, duke argumentuar se nismat e qeverisë nuk  ndikojnë aspak në procesin zgjedhor dhe nuk shërbejnë për qëllime elektorale, ndryshe nga ç’pretendohet nga KQZ.

Seanca publike në komisionin e ankimimeve për këtë çështje do të mbahet ditën e mërkurë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›