E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10, kryeson PS

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatin e bashkisë Vorë dhe njësisë 10 në qarkun e Tiranës, në të cilat u krye votimi dhe numërimi elektronik i votave.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Vorë Partia Socialiste ka fituar 8082 vota ose 57.09% në total.

Partia e dytë renditet Partia Demokratike-Koalicioni Shqipëria Madhështore e cila ka marrë 4803 ose 33.93% në total.

Partia Socialdemokrate ka marrë 330 vota ose 2.33%. Partia Mundësia ka fituar 330 vota ose (2.21%).

Edhe në njësinë 10 forcë e parë ka dalë Partia Socialiste. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 5304 vota ose 49.03%. Partia Demokratike ka marrë 3498 ose 32.34%.

Partia e tretë më e votuar është Partia Mundësia e cila ka marrë 694 vota ose 6.42%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›