E Martë, 3 Nëntor 2026

KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancën e sotme publike shpërndau mandatet e subjekteve zgjedhore dhe përcaktoi kandidatët fitues për 4 qarqe. Komisioneri vendosi shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues të qarqeve: Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër. Gjithashtu, KSHZ miratoi rirenditjen e kandidatëve të mbetur të cilët nuk kanë përfituar mandat në listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, në bazë të renditjes në listën shumemërore me renditje të fiksuar dhe/ose numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave. Më poshtë shpërndarja e mandateve në këto katër qarqe:  Qarku Kukës: • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate • Partia Socialiste e Shqipërisë 1 mandat Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1. Flamur Hoxha 2. Isuf Çelaj Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë 1. Eduart Shalsi Qarku Korçë • Partia Socialiste e Shqipërisë 6 mandate • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 4 mandate Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë 2. Niko Peleshi 3. Romina Kuko 4. Genti Lakollari 5. Ilirian Pendavinji 6. Bledi Çomo 7. Besa Spaho Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1. Ivi Kaso 2. Ledina Alolli 3. Bledjon Nallbati 4. Fidel Kreka Qarku Lezhë • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 4 mandate • Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1. Agron Gjekmarkaj 2. Elda Hoti 3. Gjin Gjoni 4. Kastriot Piroli Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë 1. Ulsi Manja 2. Ermal Pacaj 3. Admir Kadeli Qarku Gjirokastër • Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1 mandat Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë 1. Mirela Furxhi 2. Tërmet Peçi 3. Piro Dhima Kandidatët fitues të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1. Tritan Shehu 1 nga 5

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›