Ka folur me viktimat e përdhunimit, Robert Budina: “Pikë Uji”, filmi më i vështirë i jetës sime

Regjisori i njohur Robert Budina i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka rrëfyer për filmin e tij të ri “Pikë Uji”.
Budina rrëfeu se në këtë film tregon një anë të trishtë të shoqërisë shqiptare, dhunën dhe bullizmin.
Regjisori tregoi se kishte patur disa biseda me viktimat e dhunës, dhe donte t’i tregonte publikut se kush janë dhunuestit e vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Budina: Ishte filmi më i vështirë i jetës time, sepse nuk ishte thjeshtë një film, ishte një studim mbi psikofizikën, social-politikën e Shqipërisë në një kohë tranzicioni dhe si raportohemi ne me realitetin dhe se çfarë pozicioni kemi ne në lidhje me të drejtën, kjo më shqetësonte ndaj dhe e bëra këtë histori.
Borakaj: Është një punë gati 5-vjeçare, gjatë kësaj kohe ju është krijuar mundësia të komunikoni me familjet e djemve përdhunues, ose me vazjat e përdhunuara apo dhe djemtë?
Budina: Kam komunikuar me viktimat, të cilat kishin një dinjitet të frikshëm brenda vetes, natyrisht nuk kishin çekuilibra moral. Jam përpjekur të jem shumë i distancuar, gati gati i pandjeshëm. Ishte thejshtë një bisedë e qetë pa e ditur se unë çafrë do bëja. Unë kapa të brendshme e tyre që ishte gati sublime. Një thyerje e atij lloji meritonte të bëhej film, dhe të vihej gishti mbi ata që e shkaktojnë dhunë dhe jo tek njerëzit që në një moment të caktuar mund të kenë një fatkeqësi, të gjithëve mund të na ndodhi dhe ne nuk e dimë se si do të raportohemi në ato momente. Në fakt më ka prekur thellë, me dhunuesit i kam njohur por në formë tjetër, jo me dhunues konkretë. /Vizionplus.tv/