E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabineti i Izraelit miraton planin për të “pushtuar” Rripin e Gazës

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë izraelite miratoi mbrëmë planin për zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë “pushtimin” e enklavës palestineze, ndërkohë që vazhdon  të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për të “intensifikuar dhe zgjeruar” operacionet e saj, tha sot një burim zyrtar izraelit për mediat.

“Plani do të përfshijë, ndër të tjera, pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e territoreve” të enklavës palestineze, tha burimi në një deklaratë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e djeshme se ai “do të vazhdojë të promovojë planin e (Presidentit të SHBA-s렠Donald Trump) për të lejuar tërheqjen vullnetare të banorëve të Gazës” dhe shtoi se “negociatat për këtë çështje po vazhdojnë”.

Në të njëjtën kohë, “kabineti miratoi me shumicë mundësinë e shpërndarjes së ndihmës humanitare, nëse vlerësohet e nevojshme, me qëllim që të parandalohet Hamasi të marrë kontrollin e furnizimeve”, theksoi burimi.

Organizatat humanitare theksojnë se ka mungesa në gjithçka në Rripin e Gazës, pasi enklava është shkatërruar nga lufta që filloi më 7 tetor 2023, ndërsa që nga 2 marsi, Izraeli ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare në enklavë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›