E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra e Vlorës “vjen” në Tiranë/ Pas dorëheqjeve zinxhir të drejtorëve. Spostimi brenda janarit

Kadastra e Vlorës, një institucion me histori të trazuar e paqëndrueshmërie në drejtim, do të zhvendoset përfundimisht në selinë qendrore në Tiranë, pranë rrugës “Jordan Misja”.

Vendimi mban firmën e drejtoreshës së përgjithshme Lorena Goxhobelli, ndërsa shpërngulja duhet të përfundojë brenda këtij muaji.

Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme.

Abc neës mëson se bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet.

Motivet e transferimit mbeten ende të paqarta, ndërsa burime konfirmojnë se punonjësve iu është thënë se shpërngulja po kryhet për shkak të digjitalizimit.

Vendimi për të larguar Kadastrën e Vlorës në Tiranë vjen vetëm një vit pasi institucioni ishte zhvendosur në një godinë të re në qytetin bregdetar, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›