E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Dënimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›