E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë/ Procedohet penalisht 51-vjeçari, me mbi 20 mijë euro dhe 1.8 milion lekë të padeklaruara

Policia Kufitare ka proceduar penalisht një 51-vjeçar pasi u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria me një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të kryer në dalje të territorit shqiptar, në çantën e shtetasit F. S., banues në Greqi, u gjetën 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas kërkesave ligjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tij për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›