E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kakavijë, zjarr në kufi/ Pala greke pezullon për disa minuta punën, radhë e gjatë mjetesh

Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, detyruan zyrtarët policorë që të ndërpresin përkohësisht punën.

Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët, ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.
Situata për momentin është nën kontroll dhe puna në doganën greke ka nisur sërish. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›