E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalifornia do ta padisë Trumpin për vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka njoftuar se Kalifornia do të padisë administratën Trump të hënën për vendosjen e Gardës Kombëtare për të shuar protestat e Los Angelesit kundër bastisjeve federale të imigracionit.

padia do të sfidonte federalizimin e Gardës Kombëtare të Kalifornisë nga Trumpi pa pëlqimin e shtetit, një veprim me pak precedent në historinë e vendit, raporton The Guardian.

I pyetur për më shumë detaje mbi padinë, Newsom ka thënë se sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpi,”ai vëren se ata duhej të koordinoheshin me guvernatorin e shtetit.

“Ata kurrë nuk u koordinuan me guvernatorin e shtetit”, ka thënë Newsom.

Trumpi ka dhënë urdhër të dielën për vendosjen e Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angelesit për të shuar protestat kundër bastisjeve ndaj emigrantëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›