E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanabis në doza për shitje në ‘Don Bosko’, arrestohet 21 vjeçari

Si rezultat i punës operacionale dhe asaj informative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Zona”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli fizik iu gjet një sasi Cannabisi, e ndarë në doza, dyshohet e siguruar me qëllim shitjen.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›