Kanali vaditës Polis-Tudan, banorët nuk ujisin dot, Bordi i Kullimit: Po punojmë për rihapjen

Kanali vaditës Polis-Tudan, banorët nuk ujisin dot, Bordi i Kullimit: Po punojmë për rihapjen
Në fshatin Shushicë të Elbasanit banorët janë ngritur në protestë për shkak të bllokimit të kanalit vaditës Polis-Tudan që kalon në 7 fshatra. Banorët pretendojnë se ky bllokim vjen si pasojë e rrëshqitjes së gurëve gjatë ndërtimit të hidrocentralit në Fushë- Buall ndërsa kërkojnë rikthimin në normalitet për shkak të ndikimit në të mbjella.
Në reagimin e tij bordi i kullimit thotë se kanali vaditës është në funksion të plotë, por problemi vjen pasi dy masive me gurë kanë shkarë si pasojë e reshjeve.
Ekipet janë në terren dhe problematika pritet të marrë zgjidhje brenda javës. Kohëzgjatja vjen për shkak se ndërhyrja është duke u bërë me krahë dhe mjete rrethanore, ngaqë terreni i vështirë është bërë pengesë që mjetet të shkojnë në zonë.
/rtsh.al/