E Diel, 1 Nëntor 2026

Kancer i lëkurës, i treti për nga përhapja/ Dermatologia: Shmangni ekspozimin në diell dhe mos frekuentoni solarët

1216 raste të reja me kancer të lëkurës u zbuluan gjatë vitit 2024 duke e renditur këtë lloj kanceri të tretin në regjistrin kombëtar të sëmundjeve tumorale Për mjekët dermatologë kjo situatë  është tregues i politikave të dështuara ndërgjegjësuese pasi rastet po zbulohen tepër vonë.

“Aktualisht jemi në një pikë ku jemi përball pasojave të një ekspozimi jo korrekt të ekspozimit në diell. Jemi ekspozuar për shumë vite në diell dhe për këtë kemi më shumë raste të kancerit të lëkurës”, u shpreh Monika Fida, Dermatologe Venerologe, QSUT.

Një akuzë të drejtpërdrejtë dermatologët e hedhin ndaj asaj që po cilësohet si “cancer machine” që vjen nga nxirja artificiale në aparaturat e solarit e që në vendin tonë kanë frekuentim.

“Vijnë vajza të reja të cilat para se të ekspozohen në diell i drejtohen kabinave të solarit”, tha ajo.

Mjekët rekomandojnë kontrolle periodike për të gjithë popullatën.

“Rekomabndiohet që kontrollet të kryhen një herë në vit’, tha dermatologia.

Parandalimi varet nga ndryshimi i sjelljeve tona në raport me ekspozimin në diell dhe kontrollet e hershme me qëllim reduktimin e rasteve dhe trajtimin me sukses.

/Sonila Mlloja-rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›