Kandidatët e PD injorojnë apelin e Celibashit/ Vijojnë të hyjnë në qendrat e votimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor

Partia Demokratike vijon të injorojë hapur apelin e kreut të KQZ-së.
Kandidati i Partisë Demokratike në Tropojë, Ajet Gurguri, është filmuar duke u futur në qendrat e votimit në shkelje të plote të Kodit Zgjedhor.
Po ashtu edhe kandidatja e PD në Fier, Silva Hasa, ka hyrë në ambientet e qendrave të votimit duke iu bërë presion komisionerëve/abcnews.al