E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatura per PresidentBerisha As Topi as Nano

Te tjera rreth shkrimit Rama Tani problem Berisha Nano president Meta Heret per te folur Kryeministri dhe kryetari i PD-se Sali Berisha u shpreh mbreme kategorikisht kunder rikandidimit te Bamir Topit si president i vendit. Ai gjithashtu u shpreh kunder kandidatures se ish-kryeministrit Nano.
Kryeministri i Republikes ka qene i ftuar ne emisionin Opinion ne tv Klan ku ka folur gjate per aktualitetin shqiptar dhe ka prekur mjaft tematika te ndryshme.

Emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu nisi me qartesimin e kushteve shendetesore te kryeministrit duke iu referuar kolapsit te Berishes gjate fjales ne festen e 21 vjetorit te Partise Demokratike. Berisha shpjegoi se behej fjale vetem per nje viroze te lehte e cila u perkeqsua nga stresi dhe ambienti i ngrohte ne salle.

Ne realitet nuk e nderpreva fjalen gjate festes me ngelen pa perfunduar vetem 4 fjali. Debulesa erdhi si efekt i nje viroze e cila u amplifikua nga ambienti i ngrohte ne sallen e Pallatit te Kongreseve. Jam me se i shendetshem madje nga analizat rezultoi se kam nje organizem ne gjendje te shkelqyer u shpreh Berisha.

I pyetur nga Fevziu se si e konsideronte urimin i sherimit te shpejt nga ana e Rames Berisha iu pergjigj shkurt se edhe ai me pare i ka bere urime te tilla liderit te PS.

Per sa i perket mungeses se Topit ne festen e 21 vjetorit te krijimit te PD dhe pas konstatimit te Fevziut qe Topi ishte ftuar por nuk erdhi Berisha iu pergjigj se nuk e kam nje informacion te tille mbi ftesen e Topit por di qe Topi nuk mund te ishte i pranishem prej votes tashme Topi i perket me teper PS-se se PD-se.

Berisha foli gjithashtu edhe mbi zgjedhjen e Presidentit te ardhshem te Republikes dhe qartesoi fajlet mbi nje kandidim te mundshem te Fatos Nano nga ana e PD.

Nuk mund te ekzistoje qe Fatos Nano te kandidoj me PD ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ai eshte lideri spiritual i Partise Socialiste. Partia Demokratike do te kete kandidatin e vet qe absolutisht nuk do te jete Bamir Topi tha Berisha.

Berisha u shpreh edhe mbi zgjedhjen e Avokatit te Popullit nga ana e PS Duke e konsideruar si nje fabrikim te Edi Rames.

Avokati i Popullit duhet ti perkasi popullit nuk duhet ti perkas asnje ngjyre politike por ky u fabrikua nga Rama brenda PS. Avokati i Popullit u krijua ne bunkerin e PS. Ky zoteri eshte nje sponsorizim i Koco Kokdhimes ai u propozua nga Koco. Totozani eshte nisur si avokat i Kocos dhe une shpresoj me gjithe zemer qe te kthehet ne Avokat te Popullit u shpreh Kryeministri Berisha.

Gjate emisionit i pyetur nga Fevziu nese e ka lexuar ne te vertet librin e fundit te Rames Kurban-in duke qene se Rama e konsideron Berishen si lexuesin e tij me te dedikuar Berisha tha se nuk e kam lexuar Kurban por vetem publikimet e gazetave duke qene se jam nje lexues i dedikuar i gazetave. Jam kryeminister nuk mund te lexoj libra medioker.

Debati vazhdoi edhe me kushtet ekonomike te vendit dhe sa i prekshem mund te jete nga kriza.

Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike dhe nuk ka per tu prekur kurre prej saj dhe kjo fale modelit te shkelqyer ekonomik te cilin e implementuam ne vitin 2007. Ky model ka treguar se eshte nje model solid dhe i paprekshem nga kriza tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›