E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama ndan foto: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga ecuria e punimeve në kantierin Tiranë-Durrës.

Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%. Kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit.

Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit. Në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave

Ndërkohë që po vijojnë punimet, për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë; për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku kanë nisur edhe punimet për zgjerimin e trupit të rrugës.

Punimet po vijojnë sipas grafikut të punimeve, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›