Kantieri i punës në Bahçallek/ Rama: Nyje kryesore e hyrjes në Shkodër, infrastrukturë dhe siguri e shtuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se vijojnë punimet në kantierin e Bahçallekut, një nga nyjet kryesore të hyrjes në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
” Kantieri i punës në Bahçallek
Vijojnë punimet në një nga nyjet kryesore të hyrjes në qytetin e Shkodrës. Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.’ , shkruan Rama. / abcnews.al /