E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kantinat e verës, tjetër mundësi për të eksploruar agroturizmet

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kantinat e prodhimit të verës autoktone po shërbejnë si embrione të zhvillimit të agroturizmeve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhhvillimit Rural, në një njoftim për shtyp bën të ditur se,  “rrugët e verës është një tjetër mundësi për të eksploruar Shqipërinë rurale”

Sipas MBZHR-së, së bashku me Shoqatën e Agroturizmit dhe GIZ Albania, projekti i Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural (SRD) dhe tour operatorët po krijohen një seri modelesh që bashkon agroturizmet dhe kantinat e verës, agroturizmin me enoturizmin.

Në qendër është gjithmonë varieteti autokton i rrushit.

“Me operatorët turistikë u testua rruga e Pulsit në Berat. Shumë shpejt të gjitha turet do të jenë pjesë e aplikacionit te Agroturizmit si edhe në paketat e shume operatorëve turistikë”, njofton MBZHR-ja. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›