E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaos edhe te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë e kangjella! Shoferët të irrituar i bien borive

Rrugët e Tiranës janë në gjendje kaotike nga sulmet e protestuesve.

Mbizotëron kaosi edhe te Zogu i Zi, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke vendosur gurë e kangjella në mes të rrugës.

Bllokimi ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët u bien vazhdimisht borive për të kërkuar lirimin e rrugës.

Në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’ ku ndodhet kryqëzimi me “Rrugën e Durrësit” ka disa kosha mbeturinash që po digjen. Brenda në shesh ku ka ende protestues, po hidhet gaz lotsjellës.

Situata duket po aq e rrëmujshme edhe te zona nga ‘Don Bosko’ e deri drejt hyrjes së bulevardit ‘Zogu I.” Kangjella të hedhura në tokë, kosha mbeturinash që kanë bllokuar rrugën dhe janë në flakë, qarkullimi i automjeteve i bllokuar.

Një mjeti të rëndë i janë thyer xhamat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›