Kaos te Atletico, Julian Alvarez refuzon rinovimin e kontratës, Barcelona po pret

Julian Alvarez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Atletico Madrid, e cila skadon në vitin 2030. Interesi i Barcelonës po e josh sulmuesin argjentinas, raporton Marca, i cili do të ishte i lumtur të transferohej në qytetin katalanas.
Por Colchoneros nuk kanë ndërmend të bëjnë kompromise: pa një ofertë prej 150 milionë eurosh, ata nuk do ta miratojnë shitjen e sulmuesit.