E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 110 kg marijuanë në Igumenicë/ Detaje, droga u nis nga fshatrat e Sarandës. Transportuesi, shtetas turk

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me kapjen e një sasie të madhe lëndësh narkotike mëngjesin e sotëm pranë kufirit greko-shqiptar. Sipas burimeve policore, automjeti u ngarkuar me drogë është ndaluar në Nea Selefkia, zonë kjo pa u futur në qytetin e Igumenicës.

Droga dyshohet se ka kaluar nga Saranda përmes fshtarave të Konispolit për në kufirin e gjelbër dhe është ngarkuar më pas në automjetin tip “BM˔, i cili drejtohej nga një shtetas turk 43-vjecar. Ky i fundit dyshohet të jetë paguar si transportues i grupit kriminal, për ta cuar drogën në Athinë. Sasi prej 109 kg 364 gramë ishte e ndarë në 102 pako dhe e vendosur në canta sportive të zeza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›