Kapet “boss”-i i piramidave mashtruese Ledi Koraqi
Tirane-Vihet ne prangat e policise, nje person i kerkuar per mashtrim ne shuma te medha parash, ndaj personave te tjere. Gezim Tomani 46 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane, ne prill te ketij viti, ishte denuar me vendim te formes se prere me 10 vjet burg nga Gjykata e Larte, per “mashtrim me shume se nje here”. Arrestimi i tij u krye dje ne Laprake, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kerkimit prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Akuza ndaj tij ka te beje me mashtrimin disa here te disa personave. Sipas akuzes, Tomani i ka marre atyre nje shume te konsiderueshme parash, e cila varijon ne 75 mije dollare, me motivacion e nje kontrate huamarrese dhe huadhenese, me qellim kthimin e ketyre parave me perqindje qe varijonte nga 2 deri ne 3 per qind. Per te siguruar kthimin e shumave te parave brenda afateve te çdo muaji personave huadhenes, ai iu kishte lene si garanci pasurore, pasurite e tij te luajtshme dhe te paluajtshme.
Mashtrimi
Aktiviteti mashtrues i Gezim Tomanit, u zbulua ne nentor te vitit 2006, nga antikrimi ekonomik. Tomani ishte denoncuar ne Policine e Tiranes, nga nje çift per vjedhjen e shumave te medha parash, te cileve premtonte se do t’ua kthente me perqindje me te larte. I tille ka qene denoncimi i Skender dhe Hajrie Hekurit, te cileve Tomani u kishte marre shumen e 1 milion e 700 mije lekeve, per te kryer pune te ndryshme. Per t’u mbushur mendjen atyre se çdo gje do te ishte e garantuar, Tomani lidhte kontrata noteriale me huadhenesit, duke vendosur si garanci pasurore pasuri te paluajtshme. Aktiviteti mashtrues i Tomanit, ishte i shtrire me heret ne kohe. Ne vitin 2002, mes tij dhe huadhenesit Medi Kekenezi, ishte nenshkruar nje akt noterial, ku thuhej se ky i fundit i kishte dhene hua Tomanit, nje shume prej 2 milione e 500 mije lekesh dhe dy shuma ne dollare, njera prej 20 mije dollare dhe tjetra prej 30 mije dollare, me nje afat disa vjeçar, kundrejt nje perqindje interesi. Edhe ne kete rast huamarresi Gezim Tomani, per te garantuar huadhenesin per kthimin e shumave brenda afatit te parashikuar ne kontraten e huase, ka deklaruar se le te bllokuara pasurite e luajteshme si paisje, makineri, si dhe dyqanin ne rrugen "Bajram Curri", qe ndodhej ne pallatin 490/1, me sip. 15m2 se bashku me nje garsoniere, prona keto te regjistruara ne hipoteke.