E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me pistoletë në makinë, policia arreston në flagrancë Ismet Gaxherin

Një 39-vjeçar, i cili po lëvizte me makinën e tij në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë Ismet Gaxherri, i cili kishte fshehur në automjetin e tij një pistoletë që e mbante pa leje.

39-vjeçari është i njohur për policinë, pasi dhjetë vjet më parë ai është plagosur në pronën e tij, gjatë një debati ku mbeti i vrarë edhe një i ri.

Për krimin, në atë kohë u shpall në kërkim Ervis Martinaj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›