E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Elbasan 37-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”, qarkullonte me makinë në qytet

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi u kap duke lëvizur me automjet, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Elbasanit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimeve në bulevardin “Qemal Stafa”, konstatuan një drejtues mjeti që kryente manovra të dyshimta. Pas ndalimit dhe verifikimeve, rezultoi se ai ishte shtetasi G. M., 37 vjeç.

Nga kontrollet e mëtejshme u zbulua se 37-vjeçari ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›